Debate të ashpra në sallën e kuvendit

22/07/2010 12:50

Pas një ndërprerje disa minutash ka rinisur seanca parlamentare. Kreu i grupit kuvendor të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci kërkoi që të hiqet nga kalendari i punimeve diskutimi për projektligjin e SHISH.

“Të hidhet në votë kërkesa për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës”, u shpreh Ruci, ndërkohë deputetët e opozitës u ngritë në këmbë pranë podiumit. Ruci dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli kanë shkëmbyer akuza mes njëri-tjetrit, ndërsa situata në sallë është tensionuar.

Më pas Ruci kërkoi që t’i jepej fjala deputetëve socialistë dhe pranimi i kësaj kërkese bëri që deputetët opozitarë të uleshin në vendet e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA