Arsimi, në dorën e të huajve

22/07/2010 09:15

Fondi për investime që përdoren kryesisht për ndërtime objektesh në arsim do të ulet me 3.2 miliardë lekë, duke e çuar atë në 5.2 miliardë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit kanë argumentuar se investimet do të bëhen kryesisht me fonde të huaja. Ministria e Arsimit ka një borxh prej 9 miliardë lekësh të prapambetura, i cili duhet të shlyhet me paratë e këtij viti. Ulja e buxhetit të arsimit ka prekur arsimin bazë, atë të lartë, si dhe kërkimin shkencor.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2008 arsimi zinte 3.24 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në 2010-n zë 3.11 për qind të PBB-së. Deputetët e opozitës kanë thënë se janë dhjetëra shkolla të cilat nuk janë hapur, pasi nuk janë të pajisura me banka dhe me të gjitha mjetet didaktike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA