Apeli: 60 ditë burg për ish-zyrtarin e Ministrisë së Jashtme

22/07/2010 12:55

Gjykata e Apelit vendosi 60 ditë burg për ish-zyrtarin e Ministrisë së Jashtme Almir Rrapo. Sipas ligjit brenda 60 ditësh Rrapo duhet të ekstradohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i ish-zyrtarit u bë në ambientet e Ministrisë së Jashtme pak ditë më parë.

Rrapo akuzohet për trafik droge në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA