Aksidenti, vdes polici

22/07/2010 23:40

Një punonjës i policisë së burgut të Shënkollit ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik ndërsa një kolegu i tij është plagosur në gjendje shumë të rëndë.

Të plagosur mbetën edhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën Fushë Krujë-Lezhë, tek kthesa e rrugës së Kukësit. Dy policët, Ali Hallaci dhe Ilir Trota, po udhëtonin me një autoveturë drejt Kukësit, ku banonin, pasi kishin lënë shërbimin në burg.

Por sapo janë futur në rrugën e Kukësit, janë përplasur me një fuoristradë. Të dy policët janë plagosur rëndë dhe Ilir Trota ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Te plagosur kanë mbetur edhe dy personat që udhëtonin me fuoristradë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA