
Pula bëri vezën apo veza pulën? Kjo është një enigmë, të cilës një grup shkencëtarësh anglezë duket se i kanë dhënë zgjidhje.
Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës.
Kolin Freeman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristale calciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.
Shkencëtaret kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.
Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë, kjo proteinë është krijuar përpara vezës.
Top Channel