Gregor Guy Smith, avokat i ish-pjesëtarit të UCK-së Lahi Brahimaj, ka deklaruar se ndihet shumë i befasuar nga vendimi i Apelit të gjykatës së Hagës për kthimin në burg të klientit të tij dhe të Ramush Haradinajt e Idriz Balës.

“Vendimi është shokues. Është dicka shumë e rrallë që një dhomë apeli të kthejë vendimin për lirim, sic ka ndodhur në këtë rast”, ka pohuar Smith.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për krime lufte ndaj popullsisë serbe gjatë konfliktit të viteve 1998-99.

Ndërkohë, zëvendësprokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric e ka përshëndetur vendimin e Apelit.

“Ky vendim përbën një fitore të madhe për kryeprokurorin Serge Brammertz dhe ekipin e tij në luftën për të drejtat e viktimave”, ka deklaruar Vekaric.

Top Channel