Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Philip Gordon, i cili i ka dhënë garancinë e tij për mbështetjen e SHBA.

Gjatë takimit, Gordon është shprehur se për DASH pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm.

“SHBA mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në konsolidimin e shtetit të saj dhe në anëtarësimin në strukturat euro-atlantike”, ka deklaruar Gordon.

Nga ana e tij kryeministri Thaci ka siguruar zyrtarin amerikan se Kosova do të tregohet e përgjegjshme në veprimet e saj dhe se do të punojë për të siguruar sa më shumë njohje.

Top Channel