Së shpejti makina për të verbërit
21/07/2010 10:00
Në janar do të prezantohet mjeti i parë lëvizës që mund të drejtohet nga personat që nuk shikojnë.
“Disa më kanë thënë se unë isha i çmendur dhe se duhet t’i përdorja paratë për dicka më reale. Disa të tjerë menduan se po vija në jetë një ide të madhe. E po ashtu ka disa skeptikë që nuk besojnë te projekti ynë”, thotë Marc Maurer, presidenti i Federatës Amerikane të personave që nuk shikojnë.
Ai tregon ëndrrën e tij që nisi plot 10 vjet më parë: të shihte një të verbër që po ngiste një makinë pa ndihmën e askujt.
Sot Maurer mund t’i japë përgjigje skeptikëve duke njoftuar se në janar del makina prototip për të verbërit.
Top Channel