Muhedini, lobing në SHBA për cështjen came

21/07/2010 18:55

Lideri i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini ishte për një vizitë në Uashington, gjatë të cilës ka patur një sërë takimesh me senatorë dhe personalitete të tjera.

Tahiri, i cili përpiqet të sensibilizojë politikën shqiptare për cështjen came, ka përcjellë të njëjtin mesazh edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në takimet e zhvilluara, kryetari i PDI-së ka marrë mbështetje për cështjen që ai promovon me forcë.

Axhenda e vizites së Tahirit përfshinte vec të tjerash një takim me kongresmenin Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me  Steny Hoyer, kryetar i grupit më të madh parlamentar demokrat në Kongresin amerikan, drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, zotin Avni Mustafa, si dhe gjeneralin Ëesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s në Europë gjatë konfliktit të Kosovës.

Top Channel