Në Maqedoni, qeveria ka ngritur alarmin për rritjen e kultivimit të marijuanës, e cila kultivohet kryesisht në zona malore por edhe në ambjente shtëpiake.

Vetëm pak ditë më parë policia maqedonase arrestoi një bujk, Dushko Ilievski, i cili sipas saj mbillte rrënjë narkotike të llojit kanabis sativa në arët e tij.

Por partitë e opozitës e kanë kundërshtuar arrestimin, duke u shprehur se ai është i montuar politikisht, pasi sipas saj rrënjët e kanabisit ishin të egra dhe nuk ishin të kultivuara.

Megjithatë, Ministria e Brendshme maqedonase në raportin e fundit të saj thekson se plantacionet me marijuanë janë shtuar, kryesisht në zonat e thella malore.

Top Channel