Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një plan që pas vendimit të GJND-së, Kosovën ta njohin të paktën 40 vende.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave në këtë mënyrë Uashingtoni do të pengojë planet e Beogradit që pas vendimit të kërkojë në OKB një rezolutë të re për rinisjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.

Sipas burimeve, SHBA do të përpiqen që deri më 15 shtator, kur fillon punimet dhe Asambleja e Përgjithshme, Kosova të jetë njohur nga 110 vende gjithësej.

Burimet shtojnë më tej se qeveria amerikane mund të insistojë që shteti i ri të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Top Channel