Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhjen e saj për vendimin e Apelit të gjykatës së Hagës, që ktheu në burg kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate për shtyp, qeveria kosovare ka shprehur besimin e saj tek drejtësia ndërkombëtare dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë.

“Qeveria e Kosovës shpreh keqardhjen e saj për këtë vendim të gjykatës, por është e bindur se Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij, ashtu si në gjykimin e tij të mëparshëm”, thuhet në komunikatë.

Më tej qeveria mbështet luftën e zhvilluar nga UCK në fund të viteve 90, duke u shprehur se ajo respektoi të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës.

Top Channel