Irani: Do t’i kapim terroristët amerikanë

21/07/2010 16:55

Ajatollahu Ali Khamenei ka deklaruar se Teherani do t’i pengojë aksionet terroriste të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Izraelit.

Udhëheqësi suprem iranian, i cituar nga mediat lokale, fliste për një atentat të dyfishtë vetëvrasës të ndodhur të enjten e kaluar në jug-lindje të vendit.

Atentati, i cili ndodhi para një xhamije shiite, shkaktoi 27 viktima dhe për të regjimi iranian fajësoi Shtetet e Bashkuara.

Sulmi u mor përsipër nga grupi ekstremist sunit Jandullah, i njohur ndryshe si Ushtarët e Zotit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA