Për herë të parë janë pranuar aplikacionet e para për prodhimin e pasaportave për shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë vendit.

Ata kanë paraqitur kërkesën pranë zyrave konsullore në kuadër të ambasadave të Republikës së Kosovës.

Zyra për marrëdheniet me publikun në Ministrinë e Brendëshme të Kosovës njofton se, fillimisht janë pranuar gjashtë aplikacione, ku sipas procedurave është bërë prodhimi i tyre.

Top Channel