Kryeministri britanik David Cameron i ka shprehur homologut maqedonas Nikolla Gruevski, mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Në një mesazh dërguar kreut të qeverisë së Shkupit, Cameron ka vlerësuar progreset e arritura nga Maqedonia në plotësimin e kritereve për anëtarësim.

“Unë jam mbështetës i perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe me kënaqësi shikoj progresin që keni arritur vitin e kaluar me marrjen e rekomandimit nga ana e KE-së për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin”, është shprehur Cameron.

Më tej shefi i qeverisë britanike ka vlerësuar edhe angazhimin e Maqedonisë në misionet ushtarake të NATO-s në Afganistan.

Top Channel