Topalli thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

20/07/2010 15:50

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli po merr pjesë ne Konferencën e trete botërore të kryetarëve të parlamenteve nga 183 vende të botës. 

Kjo konferencë globale që po zhvillohet në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës konsiderohet një eveniment unik i fokusuar në rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Zonja Topalli e përqëndroi fjalën e saj në realitetin europian të Shqipërisë, por, ajo e shfrytezoi pranine e te gjitheve vendeve anetare te OKB-se, per te ftuar ato vende qe ende nuk kane njohur pavaresine e Kosoves, te njohin shtetin e ri.
 
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, u shpreh se  shqiptarët të ndarë në katër shtete, jane më shumë se askush tjetër, te vetëdijshëm se progresi dhe e ardhmja e shqiptareve projektohet vetem tek Evropa dhe integrimi.

Top Channel