Rusi, hiqet gjendja e jashtëzakonshme në 3 rajone

20/07/2010 09:35

Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka hequr sot gjendjen e jashtëzakonshme nga tre rajone të tjera të Rusisë, të përfshira nga zjarret masive gjatë ditëvë të shkuara.

Tashmë ngelet në gjendje të jashtëzakonshme vetëm një zonë përreth qytetit të Rizanit, 500 km në jug të Moskës ku zjarrëfikësit vazhdojnë punën për të izoluar flakët që po shkrumbojnë pyjet që prej 2 muajsh.

Sipas mbrojtjes civile, zjarret kanë shkatërruar në total 2500 ndërtesa dhe kanë shkaktuar vdekjen e 54 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA