
Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Ekonomise Dritan Prifti, i cili sipas deputetit Besnik Bare vec shumes marramendëse prej 1,8 milionë eurosh që ka deklaruar, disponon edhe pasuri të tjera, të cilat i ka fshehur. (UPDATE)
“Sot gazeta ‘Zëri i Popullit’ ka zbuluar një tjetër fakt skandaloz dhe korruptiv për dy pasuri të ministrit, një shtëpi 400 metra katrorë në qendër të Tiranës dhe një vilë në Lundër. Vlera e të dyjave është më tepër se 1 milionë euro”, tha Bare.
Me kete rast deputetja Ermonela Felaj, i ka kerkuar institucioneve te drejtesise te hetojne rastin Prifti si nje tregues i korrupsionit marramendes ne te cilin eshte zhytur qeveria Berisha.
“Duhet të nisin hetimet. Opinioni publik duhet ta ketë të qartë se është një aferë e pastër korruptive”, tha Felaj.
Duke ju referuar deklaratave te dy kolegeve te saj kryetarja e minibashkise numer 1 ne kryeqytet Lindita Nikolla ka theksuar se rasti Prifti eshte simbol i bashkepunimit PS – LSI.
Top Channel