Prifti: Hetoni pasurinë time

20/07/2010 15:35

Ministri i Energjetikës Dritan Prifti duke iu përgjigjur akuzave të opozitës i ka kërkuar organeve përkatëse të hetojnë mbi pasuritë e tij personale.

“Ftoj Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive që të bëjnë një hetim sa më të shpejtë të pasurisë sime, të të gjithë viteve të shkuara dhe të informojnë sa më shpejt publikun”, u shpreh Prifti.
 
Edhe pse pranoi se se 1.8 milionë eurot, që ka arkëtuar nga shitja e aksioneve në një kompani private janë e ardhur e pastër, e cliruar nga cdo detyrim, Prifti rithkesoi se nuk i detyrohet shtetit asnjë lek për tatime.

“Nëse dikush shet aksionet nën vlerën nominale të tyre nuk paguan asnjë lloj tatimi”, u shpreh Prifti. Ministri ka vijuar akuzat ndaj kreut socialist per perdorim lendesh narkotike.

“Edi Rama të dalë njëherë me burrëri dhe të deklarojë nëse është apo jo i droguar dhe të bëjë publikisht analizat e gjakut dhe të flokut. Nëse ato nxjerrin se ai nuk është përdorues droge, atëherë unë jap dorëheqjen dhe dorëzoj mandatin”, tha Prifti.

Kreu i Energjetikës tha se do të ngrejë padi ndaj të gjithë eksponetëteve të opozitës që sipas tij, kanë shpifur ditët e fundit në drejtim e tij.

Top Channel