Prag epidemie, shkak uji i pijshëm

20/07/2010 08:30

Rreth 20 mijë banorë rrezikohen sërish nga rënia e epidemive. Një vit më parë, mijëra banorë u prekën nga infeksionet, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm në zonën e Poliçanit.

Alarmin për rrezikun e përsëritjes së problemet, e jep kreu i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Prej dy ditësh, banorët e Bogovës dhe Poliçanit, të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Bogovës, por që rrjeti është i veçantë dhe devijon nëpër uzinën e armëve deri në krejt qytetin e Poliçanit, nuk mund të konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre. Ky tubacion është i amortizuar.

Kjo bën që në shumë zona ku ai përshkon, duke përfshirë edhe gropat septike në Komunën Bogovë, uji të krijojë probleme, duke u bashkuar me ujërat e zeza.

Ky problem i mbartur krijon më tepër rrezikshmëri, pasi ende nuk është zgjidhur problemi i ndërtimit të rrjetit të amortizuar, i cili është vendosur që nga krijimi dhe nuk i është nënshtruar asnjëherë rikonstruksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA