Mjedisi, gjoba për ndotjen

20/07/2010 16:00

Mbetjet urbane, ujërat e zeza që derdhen në det, por edhe zhurmat e lokaleve të natës e bëjnë të vështire jetën e një pushuesi në këtë sezon turistik.

Ministria e Mjedisit ka vendosur që muzika e lartë në lokalet e hapura të qendrojë nga ora 19:00 deri në orën 23:00 dhe ne fundjave orari shtyhet me nje ore.

Gjate inspektimit te kryer ne zonen bregdetare nga Velipoja ne Sarande jane gjobitur rreth 20 subjekte ne zonen bregdetare, nga Saranda ne Golem per shkarkim te ujrave te zeza ne det dhe ndotje akustike ne zonen e plazhit.

Masa me gjobe jane marre edhe per Bashkine Durres dhe kater komuna pasi gjendja mjedisore ne keto zona ishte e rende. Gjobat e vendosura nga Ministria e Mjedisit qe arrijne ne qindra mijra leke do te ekzekutohen nga permbarimi.

Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur me 1 milion leke dhe ka pezulluar aktivitetin e  Albetrol Sh.a. Fier  pasi ka shkarkuar mbetetje ne uje.

Top Channel