Ministria e Bujqësisë, marrëveshje me Tatimet

20/07/2010 08:20

Fermerët që përfituan nga skema e naftës pa akcizë duhet t’ia kthejnë paratë shtetit. Ministria e Bujqësisë njoftoi dje se planifikon të nisë aksionin për mbledhjen e borxhit, madje ka nënshkruar një marrëveshje me tatimet.

Pakti i bashkëpunimit lidhet me ndjekjen e të gjithë debitorëve, të cilët rezultojnë nga Fondi Kundërparti, “Non Project Grand Aidi”, si dhe të gjithë debitorët e tjerë nga shpërndarja e naftës pa akcizë të shpërndarë në zbatim të projektit “Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR” në vitet 2004-2005, sipas VKM nr. 244, datë 23.04.2004, VKM nr. 703.

Borxhi i subjekteve që kanë përfituar nga subvencionet në linjat e përpunimit, serat me ngrohje deri në datën 30.06.2010, sipas kësteve që duhet të kishin paguar deri në këtë datë pa penalitetet që shoqërojnë kontratën është 495058578 lekë, ose rreth 4.7 milionë dollarë.

Sipas marrëveshjes, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë mbledhjen e detyrimeve në favor të AZHBR-së, detyrime të cilat rezultojnë nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale dhe detyrimeve që rrjedhin nga ligji.

Top Channel