Libohovë, rrezikohet shembja e një shtëpie

20/07/2010 16:10

Shtëpia e madhe dhe e vjeter e Qemal Hoxhës në Libohovë rrezikon te shembet ne cdo cast pasi prej dekadash nuk eshte bere asnje restaurim.

Disa prej familjeve qe jetonin ne  kete godine që prej vitit 1978  janë larguar pasi ekspertët e shpallen këtë objekt të pabanueshëm dhe me rrezik të lartë shembjeje. Aktualisht brenda godines jetojne vetëm dy familje me gjithsej 15 anëtarë të cilët nuk kanë pranuar të largohen pa u siguruar një vend strehimi për ta.
 
Në bashkinë e Libohovës  thone se ende nuk ka mundësi per strehimin e këtyre banorë. Shefi i urbanistikës Qazim Tosuni  thote se bashkia ka tentuar t’i largojë forcerisht banoret nga godina po nuk ka mundur dhe situata sipas tij mbetet serioze.

Ky është rasti i dytë në Libohovë kur ngrehina të amortizuara kërkcënojnë jetën e banorëve brenda tyre. Ky pallat 3-katësh në qendër të qytetit prej 4 vitesh është shpallur i pabanueshëm por ende ka familje që jetojnë brenda tij. Autoritetet ne Libohove thonë se mungojnë mundësitë për strehim, ndërsa kanë marrë masa t’ju kërkojnë banorëve të firmosin deklarata ku këta të fundit marrin përsipër përgjegjësinë e cdo fatkeqësie në rast shembjeje të godinave.

Top Channel