Komisioni i Senatit kalon Kegan për Gjykatën e Lartë

20/07/2010 20:55

Komisioni i Drejtësisë në Senatin Amerikan ka miratuar kandidimin e Elena Kegan për kryetare e Gjykatës së Lartë Amerikane me 13 vota pro dhe 6 kundër.

Në favor të saj kanë votuar senatorët demokratë dhe vetëm një republican. 50 vjecarja me origjinë hebreje, single dhe pa fëmijë, nga New York, e diplomuar në Princeton, Kegan është rekomanduar nga presidenti Obama për të zënë vendin e John Paul Stevens.

Miratimin përfundimtar, kandidatura e Kegan do ta marrë në muajin gusht nga Senati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA