Karzai: Siguria, nën kontrollin tonë në 2014-ën

20/07/2010 09:35

Presidenti afgan Hamid Karzai ka hapur konferencën ndërkombëtare në Kabul, duke përsëritur apelin që vendi i tij të marrë nën kontroll sigurinë brenda vitit 2014.

Megjithatë, Karzai ka pranuar se Afganistani nuk ka arritur ende një qeverisje të mirë dhe ka pohuar se aleatët e tij janë përballur me një armik mizor.

Ai iu drejtua përfaqësuesve të 70 shteteve të mbledhur në Afganistan, në takimin më të madh që zhvillohet në tre dekadat e fundit.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se në komunikatën që do të shpërndahet në përfundim të takimit do të thuhet se, trupat ushtarake afgane duhet të fillojnë të marrin përgjegjësinë për sigurinë në disa zona të vendit brenda këtij viti.

“Forcat afgane të sigurisë duhet të udhëheqin operacionet ushtarake në të gjitha provincat brenda vitit 2014”, shkruan agjencia prestigjoze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA