Ish-spiunia e Penianit strehohet në Japoni

20/07/2010 10:40

Një ish-spiune koreano-veriore, që hodhi në erë një avion të Jugut dy vjet më parë duke vrarë 115 persona, është lejuar të hyjë në Japoni.

Kim Hyon Hui do të takohet me familjet e shtetasve japonezë të rrëmbyer nga regjimi i Penianit për t’i stërvitur si agjentë sekretë.

Për hyrjen e Hui në territorin e Japonisë, Tokioja zyrtar ka hequr dorë nga ligjet për emigracionin dhe autoritetet nuk do ta pyesin atë për të kaluarën e saj.

Ish-spiunia koreano-veriore fluturoi për në aeroportin e Hanedas, në Tokio, me një carter qeveritar.

Policia japoneze e ka ruajtur atë duke mbuluar me cadra të mëdha pjesën e rrugës nga avioni tek makina, që e coi në shtëpinë verore të ish-kryeministrit Yukio Hatoyama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA