Guantanamo, lirohen edhe dy të burgosur

20/07/2010 02:05

Shtetet e Bashkuara njoftuan lirimin e 2 të burgosurve të tjerë të Guantanamos pas arritjes së një marrëveshje për ekstradimin e tyre në Algjeri dhe Kepin Jeshil.

Pentagoni njoftoi se Abdul Aziz Naji u dërgua në Algjeri ndërsa Abd al Nisr Mohamed Khantumani u dërgua në Kepin Jeshil (grup ishujsh të vegjëll në perëndim të Afrikës).

Që dy të liruarit vuanin dënimin në Guantanamo që prej 8 vjetësh, ndërkohë që zbret në 178 numri i personave që mbahen ende në institucionin famëkeq.

Top Channel