Financat: Reduktim kuotës për mbrojtjen sociale

20/07/2010 08:30

Procesi i reduktimit të buxhetit të shtetit, i cili do të ketë efektin domino te të gjithë sektorët jetësorë, po krijon stres në dikasteret ku “thuren” politikat.

Shëndetësia, Arsimi, Bujqësia e sidomos Shanset e Barabarta, tashmë ndodhen në vështirësinë e zgjedhjes se kujt t’ia heqin paratë e kujt t’ia lënë.

Për më shumë, të gjithë këta sektorë janë jetësorë për individët dhe familjet shqiptare, për pacientët, për studentët, nxënësit, për personat në nevojë dhe për sektorin e bujqësisë.

Në një shkresë zyrtare, Ministria e Punës dhe e Shanseve të Barabarta i sjell në vëmendje Financave, se pavarësisht reduktimit që duhet të kryejnë problemet që do të sillte ky shkurtim, do të ishin me pasoja fatale për të gjithë ata që përfitojnë nga buxheti i punës, në kategorinë e njohur si “Mbrojtja sociale”.

Në një shkresë zyrtare, Ministria e Punës analizon faktorët dhe sqaron financat se kjo do të sillte mosfunksionimin e institucioneve që japin kujdes social, për kategori të caktuara.

Por jo vetëm kaq, një pjesë e fondeve i nevojitet dikasterit për të paguar faturat që kanë mbetur të palikuiduara gjatë vitit 2009.

Top Channel