Fier, gjendet i pajetë emigranti 20-vjecar

20/07/2010 10:10

Trupi i një 20-vjecari u gjet sot pajetë në Fier në ujërat e plazhit të Ndërnënasit.

Sipas informacioneve të fundit trupi i Aurel Metushit u gjet në orën 5:00 të mëngjesit të sotem, por mendohet se ai ka vdekur para 24 orësh.

Mësohet se Metushi ka qenë emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në atdhe përpara katër ditësh.

Nuk dihet nëse ai është mbytur aksidentalisht apo bëhet fjalë për ndonjë vetëvrasje ose vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA