Durrës, vritet pronari i një lokali

20/07/2010 04:20

Ekzekutohet me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm pronari i një lokali në rrethin e Durrësit.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe viktima është Agim Seci, 53 vjeç, i cili u qëllua nga një pushkë tip “shotgun” në afërsi të vendit të quajtur “Rrota e Kuqe” dhe shkak i vrasjes ka qënë një sherr banal për një celular.

53 vjeçari Seci njihej si pronari i një lokali në zonën e plazhit të cilin e kishte marrë me qira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pasi ka marrë në pyetje disa dëshmitarë ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit, që dyshohet se është banor i lagjes aty pranë.

Top Channel