Durrës, motoçiklisti aksidenton një 34 vjeçar

20/07/2010 23:55

Aksidentohet rëndë nga një motoçikletë në rrethin e Durrësit një pushues 34 vjeçar nga Tirana.

Nga përplasja e ndodhur pranë ish-sektorit Iliria mbeti i plagosur rëndë 34 vjeçari nga Tirana, Enis Baçova i cili u shoqërua menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim më të specializuar pasi ka pësuar trauma të fuqishme në kokë. Ndërka i plagosur, por në gjendje më të lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i motoçikletës që ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr mjekimin e parë. Ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur më tej rrethanat e saj dhe për të dalë në konkluzione më të hollësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA