Afganistan, Karzai hap konferencën e Kabulit

20/07/2010 08:00

Në kryeqytetin afgan të Kabulit ka nisur Konferenca ku marrin pjesë ministrat dhe përfaqësuesit e rreth 70 vendeve.

Mes mysafirëve janë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ai i NATO-s Anders Fog Rasmussen dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Konferenca në fjalë nuk është mirëpritur nga talebanët, të cilët kanë deklaruar se ajo do të dështojë si ato që kanë dështuar më parë.

Ndërkohë, pak orë para nisjes së samitit katër shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin afgan, duke vënë në alarm forcat e sigurisë.

Top Channel