“Afganistani në duart e afganëve për 5 vjet”

20/07/2010 21:05

Eshtë mbyllur në Kabul të Afganistanit Konferenca Ndërkombëtare për të ardhmen e vendit.

Të pranishmit janë shprehur të kënaqur nga rezultati i bisedimeve. 60 vendet pjesëmarrëse kanë mbështetur Planin e Paqes të propozuar nga presidenti Hamid Karzai, ku u propozohet të gjithë anëtarëve të opozitës së armatosur që janë kundër dhunës te bashkohen per te miren e vendit.

Në fjalën e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton theksoi se një gjë të tillë e kanë bërë shumë eksponentë të opozitës. Plani parashikon gjithashtu kthimin e Afganistanit në duart e afganëve brenda 5 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA