Tragjedia, shkak humbja e kontrollit nga shoferi

19/07/2010 15:00

Aksidenti tragjik i Gjegjanit, nga i cili 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të autobusit nga drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor në përbërje të të cilit ka prokurorë dhe ekspertë të qarkullimit rrugor kanë dalë në përfundimin se autobusi në vendngjarje eshte gjetur me shpejtesine ne kilometrazh 30 km ne ore cka llogaritet qe shpejtesia me te cilen po udhetonte automjeti perpara se te rrezohej ne humnere ka qene maksimumi 45 -50 kilometra ne ore.

Ekspertet thane se kjo nuk llogaritet si mbishpejtesi. Nderkohe ne kete aks jane gjetur edhe shenjat e frenimit te forte te cilat kane zgjatur pothuajse pergjate 6 metrave udhetim te mjetit. Ekspertet nuk kane arritur te shpjegojne dot se per cfare arsyesh drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e autobusit aq me teper kur nuk ishte me mbishpejtesi dhe nuk kishte shkelur ndonje nga rregullat e qarkullimit rrugor sikurse parakalimi i gabuar .

Po ashtu shoferi sipas eksperteve dhe mjekesise ligjore nuk ka konsumuar alkool. Pas autopsise se tij rezulton se i ndjeri kishte konsumuar vetem kafe. Nderkohe dyshohet se drejtuesi i mjetit mund te kete patur luhatje me tensionin apo nje moment pakujdesie nga dremitja i cili i kushtoi jeten atij se bashku me 13 viktima te tjera. Shoferi sipas grupit hetimor e njihte rrugen dhe kishte plot 25 vjet qe punonte si drejtues mjeti. Ai nuk ishte penalizuar ndonjehere me gjoba per kundravajtje apo shkelje te rregullave te qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA