Tragjedia, 9-vjecarja ende në koma

19/07/2010 11:55

Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja njoftoi se gjendja e dy prej fëmijëve të aksidentuar të shtunën vazhdon të jetë e rëndë.

“8-vjecari Erikson Peraj ka një përmirësim të lehtë krasuar me dje, por gjendja e tij vijon të jetë e rëndë”, u shpreh Mihja.Sipas tij, pacienti i mitur ka marrë dëmtime të rënda në mushkëri.

Ndërkohë 9-vjecarja Arnisa Mustafa vazhdon të jetë në koma cerebrale, ndërsa dy të plagosura të tjera Mirlinda Mustafa dhe Desara Dyzeni i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale dhe gjendja e tyre duket jashtë rrezikut.

Nga tragjedia e së shtunës, kur një autobus pasagjerësh ra në humnerë, humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Top Channel