Siguria rrugore, asnjë investim për sinjalistikën

19/07/2010 15:40

Të gjitha rrugët dytësore por edhe një pjesë e madhe e akseve rrugore nacionale, nuk janë të pajisura me sinjalistikën e duhur.

Aksidenti tragjik që ndodhi në  Rrëshen – Fushë Arrez, eshte nje nga shembujt qe tregoi se ne keto akse dytesore nuk investohet per sigurine rrugore. Sipas secialisteve, ne keto akse jane  te domosdoshme pritat rrugore ,per shkak te terrenin malor dhe kthesave te forta .

“Aksi konkret sa vjen edhe po degradon sepse nuk e ka vemendjen e caktuar. Teorikisht mundësia e aksidenteve është e madhe sepse mungon sinjalistika. Duhen vendosur prita, të cilat e rikthejnë në rrugë mjetin në rast se ai ka tendencë për të dalë jashtë saj”, thote specialisti i ISHP-së, Boris Miska.

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik theksojne se kerkohet te rishikohet kodi rrugor  i cili i perket vitit 1998 . Ne vitin 2009 nje mjet eshte gjobitur me tre here cka tregon se  ligji duhet te jete me i forte dhe me ndeshkues.

Sipas studimeve risku i aksidenteve eshte gjithnje ne rritje, ndaj kerkohet zgjerimi i rrugeve , si dhe hapja e aksidenteve te reja.

Top Channel