Rusi, Senati kalon ligjin për spiunët

19/07/2010 17:20

Pas miratimit nga Duma, Senati në Rusi ka ratifikuar ligjin e ri mbi shërbimet sekrete, që zgjeron kompetencat e agjentëve 007.

Sipas ligjit të ri, kreu i organeve të FSB-së ose një zëvendës i tij do të mund të vendosin paralajmërime zyrtare me ndëshkime ose burgim për cdo qytetar që konsiderohet se mund të kryejë krime.

Për të hyrë në fuqi, tani ligji duhet të ratifikohet nga presidenti rus Dmitri Medvedev. Ligji në fjalë është kritikuar ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe partitë e opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA