
Kryetari i bashkise së Tiranës Edi Rama ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e e kompleksit të banesave sociale në ish-uzinën e autotraktorëve në Shkozë .
Në këtë kompleks, pervec tre blloqeve te banimit te cilat do te leshohen me qira per 400 familje te pastreha, do te kete cerdhe, kopsht e shkolle per femijet e tyre.
“Po ndërtojmë për të pastrehët këtë kompleks ku 400 familje do të mund të jetojnë në kushte shembullore, në një komunitet me hapësira publike dhe struktura sociale të standardeve europiane”, tha Rama.
Krahas punes per ndertimin e blloqeve te banimit bashkia ka nisur punen per procedurat e perzgjedhjes se perfituesve nga ky program social strehimi.
Ne bashkepunim me PNUD, brenda ketij kompleksi bashkia po nderton edhe nje qender sociale per femijet ne nevoje, kryesisht ata rome. Qellimi i saj eshte permiresimi i cilesise se jetes per femijet qe lypin, femijet rome, duke ndergjegjesuar familjet e tyre duke i ofruar keshillim per procedurat ligjore, planifikimin familjar e te tjera.
Top Channel