Ligji i SHISH përcan mazhorancën

19/07/2010 15:10

Thellohet ndarja brenda qeverisë. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të votojë ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror në kuvend nëse ky i fundit nuk do të ketë më parë mbështetjen dhe miratimin e plotë tëe NATO-s.

Permes sekretarit te Pergjithshem Luan Rama, LSI ka bere te ditur se ky eshte nje qendrim normal perballe detyrimeve dhe angazhimeve qe ka aktualisht Shqiperia si pjese e ketij koalicioni.

“Ajo qe eshte e rendesishme ka te beje me faktin qe une besoj se edhe projektndryshimet ne ligjin per SHISH do te duhet te realizohen me bashkepunim dhe konsulence te ngushte me aleancen sepse keto jane burime te angazhimeve qe ka marre Shqiperia. Ne do te miratojme ato amendamente qe jane ne konsulence me Aleancen”, u shpreh Rama.

Pas qendrimit per dekretet e presidentit te Republikes Bamir Topi per te cilat Levizja Socialiste per Integrim dha voten pro duke kundershtuar ne kete menyre qendrimin politik te shumices, ky eshte nje tjeter rast ku LSI ben nje paralajmerim te qarte duke dhene te kuptohet se nese ligji i SHISH do te vijë ne kuvend pa miratimin dhe mbeshtetjen e natos si disa muaj me pare ai mund te rrezohet duke patur parasysh qe pa votat e LSI mazhoranca nuk eshte me e tille , sigurisht llogari kjo qe mund te behet ne rastin kur socialistet do te pranojne te bashkojne votat ne seance me ish aleatet e tyre.

Nderkohe gjate konferences per shtyp sekretari i Pergjithshem Luan Rama vuri theksin edhe tek domosdoshmeria e kryerjes sa me shpejte te reformes zgjedhore, si kusht per te garantuar vitin e ardhshem nje proces pa probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA