Indi, 50 viktima në aksidentin hekurudhor

19/07/2010 09:15

Tragjedi në Indi ku të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në lindje të vendit.

Një tren pasagjerësh është përplasur në stacionin e Sainthias në shtetin e Bengalas Perëndimore. Numri i viktimave mund të shkojë deri në 70, ndërsa shumë pasagjerë janë bllokuar mes rrënojave.

Treni ekspres i drejtuar për në Kalkuta ka goditur pjesën e pasme të një treni tjetër. Impakti ishte shumë i dhunshëm pasi shumë vagonë janë ngritur në ajër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA