Elbasan, operacion policor, në kërkim dy persona
19/07/2010 11:20
Operacion i rrufeshëm policor në Elbasan për kapjen e dy personave të akuzuar për vrasje.
Sipas informacioneve të fundit blic-i i forcave të rendit ka përfshirë në radhët e veta 100 efektivë, ndërsa mësohet se njeri prej tyre tashmë ka rënë në pranga.
Në kuadër të operacionit, policia ka bllokuar kryqëzimin e Lazarenit në lagjen “Partizani”.
Top Channel