Clinton: Bin Laden ndodhet në Pakistan

19/07/2010 17:05

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar nga Islamabadi se Osama bin Laden ndodhet në Pakistan.

“Besoj se ai ndodhet këtu në Pakistan dhe se do të ishte shumë e dobishme nëse do të kapej”, ka deklaruar shefja e diplomacisë amerikane.

Deklarata e saj pason atë të bërë në fund të qershorit nga kreu i CIA-s Leon Panetta, se themeluesi i Al Kaedës fshihet dhe është i mbrojtur në zonat tribale pakistaneze në kufirin me Afganistanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA