BP, shpenzimet shkojnë 4 miliardë

19/07/2010 10:00

Shpenzimet e kompanisë British Petroleum për pastrimin e Gjirit të Meksikës dhe dëmshpërblimin e banorëve të zonës pas rrjedhjeve masive të naftës në det, shkojnë në 4 miliardë dollarë.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim tremb ambientalistët. Këtë herë është Kina ajo që rrezikon të derdhë miliona fuci nafte në det. Një njolle nafte 50 km katrore është krijuar në Dalian në bregun lindor të vendit pas shpërthimit në një depozitë.

Zjarrfikësit kanë punuar shumë orë rresht për të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu rafinerinë.

Top Channel