Bode flet në kuvend për ndryshimet në buxhet

19/07/2010 09:45

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaron se ndryshimet në buxhet për 6 mujorin e dytë të vitit 2010 do të korrigjojnë disa elemente të buxhetit që përballen me tensione të zgjatura dhe krizën botërore.

Duke folur në kuvend, Bode theksoi se këto ndryshime, arsyet dhe synimet e qeverisë kushtëzohen nga një sërë veprimesh në tregjet globale.

“Vitin e kaluar vendet e rajonit patën probleme, ndërsa ekonomia shqiptare pati rritje në dy vitet e fundit. Rritja ekonomike në vendin tonë tregon politikat e mira të qeverisë”, u shpreh Bode.

Ministri theksoi se borxhi publik është më i lartë se vendet e rajonit, por është më i liri, pasi është i brendshëm dhe është në monedhën lek.

“Borxhi ynë publik administrohet në mënyrën më të mirë për një kohë të gjatë. Borxhi i huaj nuk është tregtar, pra ka një normë interesi të ulët”, tha Bode.
 

Top Channel