Arrestohet vrasesi, qëlloi një biznesmen

19/07/2010 14:30

Policia e Elbasanit arreston të dyshuarin si autor i vrasjes së biznesmenit Sajmir Binjaku më 14 qershor 2010. (UPDATE)

Haxhialdo Kashari përfundoi në prangat e forcave blu pas operacionit që policia e Elbasanit ndërmori sot paradite në lagjen “Partizani”.

Në operacioni u përfshinë rreth 100 forca të policisë të cilat kryenë kontrolle në banesat dhe në zonën përreth. Sajmir Binjaku u ekzekzutua me armë mbrëmjen e 14 qershorit pranë kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan, në afërsi të hotelit “Aleksandria”, që kishte në pronësi.

Sipas policisë, viktima njihej si person me precedentë penale. Operacioni i ndërmarrë sot paradite vazhdon dhe policia është në kërkim të një personi të dytë, i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA