Aksidenti, përmiresohet lehtë gjendja e dy fëmijëve

19/07/2010 15:20

Eshtë përmirësuar disi gjendja shëndetësore e dy fëmijëve  të vegjel në Spitalin Ushtarak, të cilët një ditë më parë ishin në gjendje kritike për jetën.

Erikson Peraj eshte operuar ne mushkeri dhe mjeket shprehen optimiste pasi nuk ka perkeqesim te gjendjes shendetsore, ndersa vajza 8-vjecare Anisa Mustafa  vazhdon te jete ne koma cerebrale, por ka nje permiresim te vogel pasi  ka levizur spontanisht gjymtyret. Anisa eshte nje nga 4 te mbijetuarit e  familjes Mustafa se ciles tashme i mungojne dy prinderit dhe nje moter, nderkohe qe dy vellezerit e tjere dhe nje moter po trajtohen ne pavionin e Spitalit Ushtarak jashte rrezikut per jeten.

Tashme ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak ndodhen vetem tre paciente. Sipas drejtorit Mihaj, te gjithe pacientet do te vazhdojne te qendrojne ne kete spital vetem nese do te shfaqen komplikacione te renda tek dy femijet qe konsiderohen me rende atehere mund te kerkohet transferimi i tyre ne nje spital jashte Shqiperise.

Mjeket e ketij spitali ashtu si dhe ne shume aksidente te tjera qe kane perballuar si Gerdeci, aksidenti i nxenesve kosovare, aksidenti ne lumen e Kirit e te tjera, po perpiqen qe te shpetojne edhe dy pacientet e vegjel .

Top Channel