Topi viziton sërish të plagosurit në spital

18/07/2010 13:05

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka vizituar sërish sot në Spitalin Ushtarak të plagosurit e aksidentit të djeshëm në afërsi të Pukës.

Kreu i Shtetit është intersuar për shëndetin e të plagosurve më rëndë. Më pas ai ka dhënë një mesazh për qeverinë dhe të gjithë shqiptarët. “Eshtë detyrimi i qeverise të ndihmojë familjet e pekura nga tragjedia’” theksoi Topi.

Në vijim ai vuri në dukje se gjatë muajve të verës numri i aksidenteve në vend rritet ndjeshëm dhe u kërkoi shoferëve e qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA