Spitali Ushtarak, dy fëmijë në gjendje të rëndë
18/07/2010 08:40
Shefi i Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda ka deklaruar mëngjesin e sotëm se dy fëmijë të plagosur në aksident, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas tij, më kritike paraqitet gjendja e njërit prej fëmijëve, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri.
Në vijim të fjalës, mjeku i Spitalit Ushtarak ku janë shtruar të plagosurit e aksidentit tragjik, u ka bërë apel qytetarëve të dhurojnë gjak për t’u ardhur në ndihmë personave që janë plagosur.
Top Channel