Rëndohet gjendja e 9 vjecarit Erison Perja

18/07/2010 10:55

Rëndohet edhe më shumë gjendja shëndetësore e 9 vjecarit të aksidentuar dje në Fushë Arrëz, Erison Perja.

Vogëlushi ka marrë plagë të renda në mushkëri cka po ndikon në rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Transportimi i tij për në Senatorium është i pamundur, prandaj pritet mbërritja e aparaturës së frymëmarrjes në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, sot do zhvillohet ceremonia motrore e tre anëtarëve të familjes Mustafa, Arben, Lavdie e Merlinda Mustafa. Kjo familje është edhe më e prekura në aksident, pasi dy anëtarë të tjerë Armando e Dona Mustafa janë shtruar në spital. Drejt Pukës janë nisur edhe 4 deputetë socialistë, të cilët do ngushëllojnë familje e viktimave.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA