Meksikë, përgjaket festa e të rinjve

18/07/2010 21:15

Përfundon e përgjakur një festë e organizuar nga disa të rinj meksikanë në qytetin e Torreonit në veri të vendit.

Të paktën 17 të rinj gjetën vdekjen dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur pasi u qëlluan më armë zjarri nga një grup i armatosur i cili hyri befas në ambientet ku po festonin të rinjtë dhe qëlluan drejt tyre me breshëri automatike.

Bilanci mund të përkeqësohet pasi shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkaq hetuesit e Torreon, qytet që ndodhet në vijën kufitare më SHBA-në dyshojnë se sulmi është ndërmarrë nga ndonjë grup narkotrafikantësh me të cilët ndonjë prej të rinjve në festë mund të ketë patur lidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA